Flash News

E-TJERA

Sakrifikoi jetën për të shpëtuar turistët, qeveria shpall “Dëshmor të Adheut” kapitetin Arben Anamali

Sakrifikoi jetën për të shpëtuar turistët, qeveria

Arben Anamali, kapiteni i anijes turistike në Shkodër i cili dha jetën për të shpëtuar turistët, është shpallut “Dëshmor i Atdheut” nga qeveria.

Kryeministri Edi Rama e ka njoftuar në Facebook, teksa bashkangjitur ka ndarë edhe një foto të Anamalit.

“U PREHSH NË PAQE DËSHMOR I ATDHEUT. Nderojmë me mirënjohjen më të lartë të Republikës, Kapiten Arben Anamalin, drejtuesin e anijes turistike të Bashkisë Shkodër që sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar jetën e dy turistëve në Liqenin e Shkodrës I paharruar, Kapiten Arbeni”, ka shkruar Rama.

Arben Anamali hyri në liqen për të shpëtuar dy turistë izraelitë të cilët ishin futur në ujë për t’u larë. Ata kishin rrezikuar jetën dhe kapiteni i anijes hyri për t’i shpëtuar, por ndërroi jetë.

Të fundit