Ditari i Opozitës

Malltezi akuza Gabriel Escobar: U kërkoi prokurorëve të veprojnë ndaj Sali Berishës

Malltezi akuza Gabriel Escobar: U kërkoi prokurorëve të

Pas lirimit nga masa e sigurisë “arrest në shtëpi” nga Gjykata e Posaçme, Jamarbër Malltezi akuzoi Gabriel Escobar,  ish-zv/ndihmës Sekretar i Shtetit për Europën dhe Euroazinë se ka influencuar prokurorët që të veprojnë ndaj Sali Berishës.

Sipas Malltezit i ftuar në A2 CNN kjo ishte e kundraligjshme në cilindo legjislacion të botës.

“Gabriel Escobar ka thënë në një intervistë se “ne e kemi bërë punën tonë dhe tani i takon hetuesve shqiptarë të veprojnë ndaj Sali Berishës”. Kjo është influencë pa gjyq, kjo është e kundraligjshme në cilindo legjislacion të botës”, tha Malltezi.

Më tej, ai akuzoi edhe ish-ambasadoren amerikane Yuri Kim: “Unë kam njoftuar edhe DASH-in se Yuri Kim është e korruptuar sepse ka vepruar nën urdhrat e Edi Ramës për interesat e Ramës dhe Sorosit. Ajo ka ndërhyrë në një proces gjyqësor duke i bërë presion prokurorëve dhe gjyqtarëve. Kemi raportime mediatike që i kam përfshirë në njoftimin që i kam dërguar DASH-it. Një pushtet i pavarur nuk del në revistë me askënd tjetër. 

Të fundit