Flash News

Ditari i Opozitës

Malltezi: SPAK e pranon, jemi në një proces që filloi me kallëzimin e rremë të Ballës

Malltezi: SPAK e pranon, jemi në një proces që filloi me

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi deklaron se procesi për privatizimin e kompleksit ‘Partizani’ filloi me një kallëzim të rremë të Taulant Ballës.

I ftuar në Ora News, Malltezi deklaron se edhe vetë SPAK e pranon tani ndonëse nuk pranon që Taulant Ballën ta mbajë përgjegjës.

Malltezi: Ne jemi në një proces i cili filloi me një kallëzim të rremë të Taulant Ballës, siç edhe vetë SPAK e pranon tani ndonëse nuk pranon që Taulant Ballën ta mbajë përgjegjës.

E pranon që toka është e familjeve pronare dhe nuk është shpronësuar asnjëherë.

Tokën e familjeve pronare, nuk ishte toka e ish-klubit ‘Partizani’. Por klubi ‘Partizani’ ishte hajduti, nuk ka një copë letër e thotë aktakuza.

Nuk kanë një copë letër akoma. Kjo është kallëzimi penal që ka bërë Taulant Balla.

Vula sipër është vula me datë1/12/2020 kur Taulant Balla ka bërë kallëzimin.

Vula poshtë është fillimi i procedimit penal, në të njëjtën ditë. Urdhërin Taulant Balla, lepepeqe prokuroria.

Kanë gjetur dokumentin që në 35’, kontratën që është blerë toka. Kanë gjetur dokumenta që Italia ka bërë rekuizim dhe Italia ka tentuar që t’ua marri dhe këto nuk kanë pranuar. Është rekuizim gjatë kohës së Italisë. Gjatë kohës së komunizmit thotë nuk kemi asnjë dokument se si shteti u bë pronar i kësaj toke.

Çka tregon se kjo tokë ka qenë jetë e mot tokë pronarësh.

Pra shteti ishte hajduti. Si e mori shteti? Njëlloj siç e merr Edi Rama.

Të fundit