Flash News

Ditari i Maxhorancës

“5 minuta miting”, qytetarët shpërthejnë kundër propagandës së Ramës për Vlorën: Uji i pijshëm është i përzier me fekale

“5 minuta miting”, qytetarët shpërthejnë kundër

Përpjekja e kryeministrit Edi Rama për të paraqitur një panoramë pozitive të Vlorës ka sjellë një reagim të ashpër nga qytetarët.

 Në një postim në Facebook ku Rama promovon të ashtuquajturën "Skuadra e 11 majit", që sipas tij është në terren për të dëgjuar hallet e qytetarëve dhe për të “shlyer borxhin moral të 9 mandateve”, komentet e qytetarëve tregojnë një realitet krejt të kundërt.

“5 minuta miting”, qytetarët shpërthejnë kundër

“Ke mbyllur të gjitha zyrat për popullin, e ke lënë jashtë!” – shkruan një qytetare, duke akuzuar qeverinë se ka ngritur barriera mes institucioneve dhe publikut.

Ajo kritikon sistemin e mbylljes së derës për qytetarët dhe futjen e rojeve që "ruajnë punonjësit nga populli".

“5 minuta miting”, qytetarët shpërthejnë kundër

Një tjetër qytetar i drejtohet Ramës me tone të ashpra: “Dergo ustallarët në rrugët ku zaptohen trotuaret nga serviset e paligjshme. Askush nuk mban përgjegjësi. Ndihesh sikur je në Mumbai!”

Por është Vlora që duket se ka zemëruar më shumë qytetarët.

“Vlora është bërë Kabul, është bërë copa copa! Uji i pijshëm është i përzier me fekale, fukarallëku këmba-kryq, kanalet hapen e mbyllen çdo ditë!” – shkruan një komentues.

Dikush tjetër e përshkruan qytetin si “Kolumbi, kaos e asgjë më shumë!”

“5 minuta miting”, qytetarët shpërthejnë kundër

Problematikat nuk kufizohen vetëm në Vlorë. Nga Tirana, qytetarët denoncojnë amortizimin e rrugëve dhe trotuareve të sapo investuara, duke i cilësuar të rrezikshme për biçikletat dhe skuterat elektrikë.

“5 minuta miting”, qytetarët shpërthejnë kundër

Në kontrast të plotë me gjuhën e zbutur të propagandës zyrtare, qytetarët në komente nuk e kursejnë zemërimin e tyre ndaj qeverisë dhe kryeministrit, duke i kujtuar se lidhja me komunitetet nuk bëhet me fjalime e foto në rrjete sociale, por me veprim konkret dhe zgjidhje reale të problemeve të përditshme./ POLITIKO.AL

Të fundit