Flash News

Ditari i Opozitës

Aksioni në Theth, Tabaku: Përgjegjësia për situatën aktuale bie mbi qeverinë që ka dhënë lejet

Aksioni në Theth, Tabaku: Përgjegjësia për situatën

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në lidhje me aksionin e fundit në Theth të ndërmarrë nga qeveria për prishjen e ndërtimeve pa leje.

Në një video të postuar Facebook, Tabaku e cilësoi këtë nismë si një përsëritje të skenareve të vjetër, duke vënë në dukje se të njëjtat aksione janë ndërmarrë gjithnjë pak pas zgjedhjeve. Deputetja tha përgjegjësia e situatës i bie qeverisë, e cila sa herë ka zgjedhje i jep liri qytetarëve për të ndërtuar.

"Përgjegjësia për situatën aktuale bie drejtpërdrejt mbi qeverinë që ka dhënë lejet dhe që nuk ka kontrolluar territorin,” deklaroi Tabaku. Ajo shtoi se sa herë që ka zgjedhje, qytetarëve u jepet liri e plotë për të ndërtuar, ndërsa sapo mbarojnë zgjedhjet, ato ndëshkohen dhe bëhen objekt i aksioneve të ashpra.

"Kjo është farsë që e paguajnë qytetarët. Ndërsa qeveria vazhdon turin e propagandës, Shqipëria ngelet peng i papërgjegjshmërisë dhe korrupsionit të tyre", shkruan Tabaku më tej.

Të fundit