Flash News

E-TJERA

Zjarri në Landfillin e Elbasanit, pedagogu: Është një kancer dhe krim mjedisor

Zjarri në Landfillin e Elbasanit, pedagogu: Është një

Pedagogu Romeo Hanxhari komentoi zjarrin në landfillin e Elbasanit dhe situatën problematike të krijuar pas ngjarjes së një jave më parë.

I ftuar në News 24, Hanxhari u shpreh se kemi të bëjmë me një krim mjedisor të shtetit, pasi u bënë 10 vite që janë ndërmarrë nisma ligjore për trajtimin e mbetjeve dhe nuk është bërë asgjë.

Ai kritikoi qasjen e strukturave të parandalimit të zjarreve, pasi landfilli është kthyer në një kancer dhe është njësoj shton ai sikur një të sëmuri me kancer t’i jepet aspirinë dhe t’i thuhet je më mirë.

Romeo Hanxhari: Do them 3 gjëra, e para që termi landfill ofendohet nga ajo situatë. Nuk mund të quhet landfill. Njësoj si ta krahasosh Tiranën me Nju Jorkun. Për kollajllëk e quajmë landifll. Landfilli, nënkuptoj që nëse do quhet të tillë duhet të sanitarizohet. Organizim me celula që kontrollohet prodhimi i metanit. Zjarri prodhon nga metani. Droni që kanë ngritur kolegët me një punë heroike, po e quajmë vend hedhje. Metani është gaz natyror. Aty janë bombula gazi të shpërndara. Me dron nuk kontrollon dot. Me dron kontrollohet pasi merr flakë.

Metani krijohet atje për shkak të shpërbërjes aenorobike. Ajo që bëhet, i jepet aspirim një të sëmuri me kancer. Ai është tumor. I japim aspirinë që ti ulet temperaturë. Por a është i sëmurë me kancer, kancer metaforik por jo metaforik për ato banojnë rreth e qark, për ata që kultivojnë aty. Që i konsumojmë ne, marrim dioksinën që prodhohet aty. Situatë problematike. Ai është një krim mjedisor, që mund të quhet krim mjedisor shtetëror. Ajo është karma. Kemi mbi 10 vjet që kemi një ligj për trajtimin e integruar të mbetjeve. E kemi gënjyer miletin se gjoja po i trajtojmë.  

Të fundit