Flash News

Ditari i Opozitës

Malltezi: Brenda një dite më sekuestruan llogaritë, pronat dhe aksionet

Malltezi: Brenda një dite më sekuestruan llogaritë, pronat dhe

Pas afro dy vitesh në arrest shtëpie, Jamarbër Malltezi, dhëndri i kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, ka folur në një intervistë për “News24”, duke e cilësuar ndalimin e tij si një akt të motivuar politik dhe të panevojshëm nga pikëpamja ligjore e njerëzore.

“Në rastin tim nuk ekzistonte asnjë rrethanë e jashtëzakonshme që të justifikonte privimin e lirisë. Ishte një urdhër politik, i zbatuar përmes nënshtrimit të gjyqtarëve,” tha Malltezi, duke theksuar se ndëshkimi i tij kishte si synim goditjen e figurës politike të familjes së tij.

Ai denoncoi gjithashtu sekuestrimin e aseteve të tij: “Jam i vetmi person në Republikë që ditën e parë të arrestimit më janë sekuestruar të gjitha llogaritë bankare, mbi 70% e pronave, dhe më janë marrë të gjitha aksionet në tre kompani private. Më gjeni një bandit që i ka ndodhur gjysma e këtyre brenda një dite.”

Malltezi shtoi se ndaj tij ishte vendosur një garanci pasurore, të cilën e cilësoi si pasojë e “frikës së gjyqtarëve”. Ai mbrojti pronësinë e pasurive të tij, duke theksuar: “Po, kam prona, por kjo nuk është krim, është rezultat i punës time.”

Në një ton personal dhe reflektues, ai shprehu keqardhjen që nuk i ishte gjendur familjes gjatë kësaj periudhe të vështirë, por shtoi se e kishte përballuar sfidën me dinjitet.

Të fundit