Flash News

E-TJERA

Ndërtimet pa leje në Theth, Fevziu: S'ka shans që një njeri të ndërtojë pa e ditur policia

Ndërtimet pa leje në Theth, Fevziu: S'ka shans që një

Gazetari Blendi Fevziu ka komentuar me tone të ashpra aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje ka nisur së fundmi në Theth.

Në nisje të emisionit "Opinion", ai tha se fillimisht tolerohet dhe më pas shkohet në dëme të tilla materiale. 

“Në fakt problemi i ndërtimeve pa leje, por edhe kaosi i krijuar nuk është vetëm në Theth, por është  dhe në zona të tëra, në të cilat ndërtohet, zbatohet. Ndërkohë është edhe një gjë, që asnjë ndërtim dhe asnjë zaptim, asnjë gjë nuk mund të bëhet pa dijeninë e punonjësve lokalë të policisë, të bashkive dhe nuk ka shans që një njeri të ndërtojë dhe të zbatojë një fshat të tërë pa e ditur policia, pa e ditur pushteti lokal, pa e ditur drejtuesit e zonës se çfarë ndodh.

Tolerohet dhe më pas shkohet në dëme të tilla materiale, të cilat janë shumë të mëdha, në konflikte të tilla, por edhe në një lloj cenimi të sezonit turistik, ekzaktësisht në mesin e tij. Padyshim që është shumë e vështirë t’i hysh e të mendosh se çfarë po ndodh në Theth, por është një shembull tipik se si ne po shkatërrojmë një nga asetet kryesor që ka Shqipëria, që është turizmi dhe një nga shembujt se si nuk duhet të zhvillohet turizmi në Shqipëri”, tha Fevziu.

Të fundit