Flash News

POLITIKOFF

‘Gruaja e lodhur’/ Sindroma që prek mijëra gra çdo ditë

‘Gruaja e lodhur’/ Sindroma që prek mijëra gra çdo

Në një shoqëri që e sheh gruan si “motori” i shtëpisë dhe familjes, shpesh neglizhohet ajo që ndodh brenda saj, mendimet, stresi, ndjenja e lodhjes që nuk kalon me pushim.

E ashtuquajtura sindroma e gruas së lodhur është një realitet emocional.

Kjo gjendje karakterizohet nga një ndjesi konstante e rraskapitjes, pa ndonjë shkak mjekësor konkret. Gruaja është shpesh e disponueshme për të gjithë partnerin, fëmijët, prindërit, por asnjëherë për veten.

Ajo organizon, kujdeset, mendon, planifikon... dhe në fund, nuk pyetet kurrë si ndihet.

Kjo barrë mendore e padukshme, e cila shpesh nuk njihet si problem, mund të çojë në ankth, depresion, dhe ndjenjën se "asnjëherë nuk mjafton".

Psikologët thonë se vendosja e kufijve emocionalë është e shëndetshme: mëso të thuash “jo”, kërko ndihmë, dhe gjej kohë për veten pa ndjerë faj.

Nuk është egoizëm të kujdesesh për veten. Është nevojë. Ti nuk mund të japësh asgjë nga një 'kupë' e zbrazët.

Të fundit