Flash News

E-TJERA

Koka: Veriorët nuk kanë për t’ia harruar Edi Ramës operacionin racist në Theth

Koka: Veriorët nuk kanë për t’ia harruar Edi Ramës

Gazetari Bled Koka tha se prishja e banesave në Theth, është një operacion racist i ndërmarrë nga qeveria Rama.

Koka theksoi se Rama me mesazhin ‘Toke e Xanum’ i ka ofenduar banorët e veriut, pasi sipas tij, i identifikon në mënyrë indirekte si ‘malokë’.

“Unë mendoj që kjo është më së pari, një operacion racist. Dhe ky operacion është nisur që me artikulimin e parë raciste, që z.Rama e ka bërë. Termi ‘tokë e canum’, i referohet atyre banorëve të veriut që mbas viteve 90 zbritën në Tiranë dhe ndërtuan ku mundën. Dhe që atëherë ky term ishte për të identifikuar ‘malokët’. Pra praktikisht ky është një operacion racist i cili po bëhet edhe me një ganiturrë perfektë edhe qytetarët duhet ta shikojnë me kujdes. Dhe shikoni çfarë ndodh ruspat në Theth dhe krasitje lulesh në Vlorë. Jo se unë dua që vlonjatëve tu shkojnë ruspat, por thuhet për të kuptuar se çfarë koncepti ka kjo qeveri me një pjesë shumë të rëndësishme, ose me gjysmën e popullsisë që jeton në Veri të Shqipërisë. Këshillat në Tiranë dhe padiskutim ruspat, polici në Theth. Pra që këtu ne kuptojmë se çfarë koncepti ka kjo qeveri. Një qeveri e cila banorëve nga Tirana drejt Veriut i kanë vendosur dy taksa atë të Çetiti dhe të Bashkim Mulaj. Dhe tani ka ndaluar dhe ka kaluar në procesin tjetër i atij të ruspave. Pra ky është një operacion i pastër, racist ndaj Veriut. Dhe veriorët nuk kanë për ta harruar këtë. Që në rastin që kryeministri e thotë termin ‘Tokë e Xanum’ dhe kjo ka si objektiv ‘malokët’ që zbritën dhe na zunë tokën, dhe ky operacion për këtë po zhvillohet. Dhe koncept i dytë se përse po e bën këtë është paketa e maleve. Kjo është paketa zhvillimore mbas asaj dhe ndodhi me disa fshatra të jugut me Dhërmiun, ata kishin interes biznesmenët e qeverisë me turizëm dhe Samirit e me të tjerë. Patë rruspa aty që u tha, jo nuk kishte, përveçse kishte projekte që u nxorën miliona nga xhepat tanë për të financuar shtëpitë e tyre. Blenë shtëpitë sa ishin të vjetra dhe e rinovuan për veten e tyre. Por ndryshimi midis Thethit dhe Dhërmiut është ndryshe. Në Dhërmi fshati ishte i boshatisur, dhe manipulimi ishte më i lehtë për këto veprime. Kurse në Theth banorët kanë qëndruar atje dhe me porosi të kryeministrit kanë ndërtuar atje, dhe po të bësh një verifikim për çdo hotel apo restorant këta kanë paguar taksa atje. Tani ose këta janë të jashtëligjshëm ose këta ishin të ligjshëm deri dje dhe sot për disa arsye janë të paligjshëm” tha Koka per SYRI TV.

Të fundit