Flash News

Ditari i Opozitës

Salianji akuzon sistemin gjyqësor me emra: Më dënuan me dëshmi të rreme

Salianji akuzon sistemin gjyqësor me emra: Më dënuan me

Ervin Salianji gjatë bisedës në ‘Çim Pekën Live’, ka marrë emër për emër gjyqtarët që e kanë dënuar.

Lidhje e tyre me zyrtarët e Partisë Socialiste dhe me krimin, disa prej tyre, siç është rasti i kunatës së zëvendëskryeministres.

Biseda në studio:

 “I dimë, i kemi thënë edhe këtu tek ti se si drejtues të lartë të policisë së shtetit paguanin njerëz për të dhënë dëshmi të rreme për mua, për të më burgosur mua. Unë sot jam me dëshminë e një shoku të Edi Ramës në burg. Një ordineri që paguhet nga ordinerë të tjerë të policisë së shtetit për të më burgosur dhe nga ana tjetër gjyqtarë dhe prokurorë, pra, si është ndërtuar sistemi, janë të gjithë ose funksionarë, ish-funksionarë ose njerëz të lidhur familjarisht me njerëz të Partisë Socialiste.

Të marrim gjyqtarët: Artan Gjermeni në Shkallën e Parë. Militant i PS, njeri i kauzuar dhe i kërkuar për t’u shkarkuar nga qeveria e Partisë Demokratike për shkak të lidhjeve me krimin në qeverisjen e 2005-ës, i shpëtuar nga Fatmir Xhafaj në atë kohë në ish-KLD. I kapur në përgjimet e prokurorisë së Torinos si ushtar i Enver Dondollakut dhe Aldo Bares. I kapur në një ngjarje tjetër, i plagosur dhe me para dhe e mbyllën çështjen sikur i kishte rënë qepeni i garazhit. Ky është personi i parë që ka marrë vendimin, sot i larguar, se e përdorën dhe e flakën edhe atë.

Vijmë tek personat e tjerë, në Gjykatën e Apelit, Gentian Shala, të cilit i kanë premtuar Gjykatën e Lartë në këmbim të dënimit tim. Person, ish-përfaqësues i Partisë Socialiste në KQZ. Familjarisht funksionar i lartë i regjimit, ndërkohë që motra, sot nënkryetare bashkie, të tjerë nëpër dogana etj. Personi tjetër është kunata e zëvendëskryeministres. Iliba Bezate, e bënë Kryetare të Gjykatës së Apelit pasi dha vendimin. E dini çfarë thotë DSIK-ja për këtë zonjën? DSIK-ja është institucioni që çon të dhënat për këta, për kontaktet dhe thotë për këtë që është e papërshtatshme për të qenë gjyqtare për shkak të kontakteve të papërshtatshme, pra me krimin. Gjyqtarja tjetër me çështje për bashkëshortin në SPAK. Pra janë një grup kaq i vogël, njerëz të lidhur me Partinë Socialiste.”

Të fundit