Flash News

Ditari i Opozitës

Zhupa: Në Theth, disa investitorë strategjikë austriakë e duan zonën të boshatisur

Zhupa: Në Theth, disa investitorë strategjikë austriakë e

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa komentoi aksionin për shembjen e ndërtimeve dhe bujtinave pa leje në kulmin e sezonit turistik në Theth.

“E para është arroganca e një pushteti në mandatin e katërt, që nuk i intereson asgjë. Nuk i intereson imazhi i Shqipërisë, nuk i intereson jeta e qytetarëve dhe nuk i intereson zbatimi i ligjit. Kjo ndodh sepse nuk e var fatin politik te qytetarët”, tha Zhupa në A2 CNN.

“E dyta, nga bindja që kam dhe informacionet që kam, në Theth po luhet me disa investitorë strategjikë, të cilët e duan zonën të boshatisur”, theksoi më tej deputetja demokrate.

Sipas saj, këta investitorë janë “me shumë mundësi austriakë”.

“Se cilët janë do t’i shikojmë në ditët në vijim. Asnjë lëvizje e Edi Ramës nuk është lëvizje për interes qytetar, por gjithmonë janë lëvizje që kanë mbrapa një interes klientelist. Mund të jetë lobim ndërkombëtar, mund të jenë para “cash”, mund të jenë interesa të lidhura me familjarë të tij, por asnjëherë nuk bën lëvizje për interes të qytetarit”, u shpreh Ina Zhupa.

 

 

Të fundit