Flash News

E-TJERA

Korçë/ 40-vjeçari hidhet nga ballkoni i katit të pestë, në gjendje kritike

Korçë/ 40-vjeçari hidhet nga ballkoni i katit të

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur  në qytetin e Korçës, ku një 40-vjeçar dyshohet se është vetëhedhur nga ballkoni i katit të pestë të pallatit ku banonte.

Menjëherë pas incidentit, i dëmtuari është transportuar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Rreth orës 18:50, në lagjen nr. 18, në rrugën ‘Petraq Shomo’, shtetasi E. M., rreth 40 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga ballkoni i katit të pestë të pallatit ku banon dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit.”, njofton policia.

Të fundit