Flash News

E-TJERA

Vijon "turi i pastrimeve"/ Drejtorët e Bashkisë së Durrësit dorëzojnë sot dorëheqjet

Vijon "turi i pastrimeve"/ Drejtorët e Bashkisë së

Drejtorët që varen nga Bashkia e Durrësit kanë dorëzuar paraditen e kësaj të enjte dorëheqjet e tyre pranë drejtorisë së burimeve njerëzore.

Ky veprim vjen pas një seri takimesh të kreut të qeverisë, që nisi nga Vlora dhe më pas në Fier, ku Rama ka kërkuar dorëheqjen e drejtorëve dhe drejtuesve të institucioneve që, sipas tij nuk kanë përmbushur detyrat e tyre dhe nuk kanë treguar përgjegjshmëri.

Procesi i vlerësimit të performancës së drejtuesve pritet të mbyllet brenda muajit korrik dhe secili prej drejtorëve do të vijojë ta mbajë ose jo detyrën pas analizës që do të bëhet.

Të fundit