Flash News

E-TJERA

Pas shkarkimeve, komandohet drejtori i ri i Policisë së Shkodrës

Pas shkarkimeve, komandohet drejtori i ri i Policisë së Shkodrës
Në foto: Gentian Berberi

Është komanduar drejtori i ri i Policisë së Shkodrës, fill pas shkarkimeve që njoftoi Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Në krye të policisë së Shkodrës është komanduar Gentian Berberi, i cili deri tani mbante postin e drejtorit të Policisë së Kukësit.

Shkarkimi i drejtuesve të Policisë së Shkodrës erdhi pas aksionit për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth, aksion ky i nisur dy ditë më parë.

Banorët dhe pronarët e bizneseve në Theth kanë protestuar dhe janë përplasur me efektivët e policisë, duke kërkuar që qeveria të ndalë aksionin e nisur.

Të fundit