Flash News

E-TJERA

Aksioni në Theth, shkarkohen drejtuesit e Policisë së Shkodrës

Aksioni në Theth, shkarkohen drejtuesit e Policisë së

Pas aksionit me ndërtimet pa leje në Theth, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Porda, nga një konferencë për shtyp njoftoi shkarkimin e kupolës drejtuese të Policisë së Shkodrës.

Është shkarkuar Shefi i Komisariatit, Nik Nikollaj dhe Drejtori i Drejtorisë Vendore Shkodër, Fatmir Lleshi. Po ashtu, është pezulluar nga detyra shefin e Stacionit të Policisë së Thethit, ndaj të cilit ka nisur hetim disiplinor për shkelje të rënda.

Shkarkimi i drejtuesve të policisë së Shkodrës vjen dy ditë pas nisjes së aksionit për shembjen e ndërtesave pa leje në Theth. Efektivët e policisë dhe inspektorët e IMT janë përballur me rezistencën e banorëve dhe pronarëve të bizneseve, të cilët kërkojnë nga qeveria të ndalë aksionin.

Të fundit