Flash News

Ditari i Opozitës

Inaugurimi i shtatores së Josif Budos, Berisha: Frymëzim dhe dritë për mbarë shqiptarët

Inaugurimi i shtatores së Josif Budos, Berisha: Frymëzim dhe

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet sot në Kavajë me rastin e rënies së 35-vjetorit të rënies së Dëshmorit të Parë të Demokracisë, Josif Budo. 

Gjatë fjalës së tij për të pranishmit, Berisha u shpreh ndër të tjera se sakrifica sublime e Budos u shndërrua në frymëzim dhe dritë për mbarë shqiptarët.

"Sot ne mblidhemi për inaugurimin e shtatores të heroit të parë të demokracisë, të riut Josif Budo, gjaku i të cilit, sakrifica sublime e të cilit, u shndërrua në frymëzim dhe dritë për mbarë shqiptarët.
Por të vërtetë u shndërrua në çlirim dhe liri për qytetin e tij të dashur, për Kavajën.
Me 10 korrik të vitit 1990, diktatura në grahmat e fundit, pasi arriti të dominojë kryengritjen e parë paqësore të ambasadave më 2 korrik në Tiranë, u kthye në Kavajë me bindjen se do t’i jepte edhe qytetit, grupeve të tij antikomuniste, shpirtit liridashës të qytetarëve të Kavajës, goditjen e madhe dhe do të mbante në Shqipëri përsëri Perden e Hekurt.
Por, hesapet, llogaritë ishin krejtësisht të gabuara.
Kavaja, qyteti i kryengritjes së parë antikomuniste më 26 mars, i burrave dhe grave të pamposhtur, e priti me sakrificën e Josif Budos dhe trimërinë e burrave dhe grave të saj, diktaturën, falangat e saj të krimit. Qëndroi e pamposhtur dhe përcolli me dinjitet të madh, siç e meritonte, heroin e vet në banesën e fundit, në banesën e pavdekësisë",- u shpreh Berisha. 

Të fundit