Flash News

Ditari i Opozitës

"S'kam asnjë problematikë", Salianji rrëfen takimin me Berishën: Kam biseduar gjatë me të

"S'kam asnjë problematikë", Salianji rrëfen

Ish deputeti demokrat, Ervin Salianji foli rreth bisedës dhe takimin e gjatë që ka pasur me liderin demokrat, Sali Berisha, pas lirimiot nga burgu. 

I ftuar në Syri tv, Salianji tha se kërkesa e vetme ndaj Berishës dhe forcës politike ku aderon, mbetet zgjidhja për t'i dhënë fund njëherë e mirë regjimit Rama. 

"U riktheva se është çështje politike dhe jo perosnale. Kam folur me Z.Berisha, kam qëndruar gjatë me Berishën, s'kam asnjë problematikë. Berisha ka pasur qëndrim të fortë për këtë çështje, ka qenë një diskutim e bisedë e gjatë për të gjithë situatën. Të jemi kundër kësaj qeverie. 

Angazhimin politik s'e shoh të lidhur me funksionin,aktivizimin në politikë e shoh si angazhim në shërbim të publikut. Pres nga PD, dhe opozita, asnjë s'mendon në Shqipëri se ka zgjedhje të lira e të ndershme. 

Pres që PD të gjëjë zgjidhje se si rrëzohet qeveria. Të bëjmë gjithçka për ta rrëzuar qeverinë me çfarëdo lloj gjëje.
Mungesa e rotacionit politik, PD ka detyrimin, Berisha si drejtues i saj, të gjejë të gjithë mekanizmat që të bëjë të mundur ndryshimin e regjimit. Regjimi ëshë i instaluar", u shpreh Salianji. 

Të fundit