Flash News

E SHPJEGUAR

Thethi nga promovimi te shembja/ Bujtinat e vizituara deri dje nga zyrtarët, sot në shënjestër të eskavatorit

Thethi nga promovimi te shembja/ Bujtinat e vizituara deri dje nga

Thethi, një nga perlat turistike të veriut shqiptar, po përjeton ditë tensioni në kulmin e sezonit. Mbi 40 bujtina dhe objekte të ndërtuara janë vënë në shënjestër të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, me argumentin se janë ndërtuar pa leje.

Pamjet e shembjeve me eskavatorë në një zonë që deri dje përmendej si shembull i turizmit, kanë ngjallur zemërim jo vetm në komunitetin vendas, por edhe në opinioninn publik.
Kontrasti bëhet më i fortë kur kujtojmë se vetë zyrtarë të lartë të shtetit, përfshirë kryeministrin Edi Rama i kanë vizituar dhe promovuar disa nga këto bujtina, duke i paraqitur si shembuj dhe modele frymëximi kryesisht për të rinjtë.

Rama ka publikuar pamje nga Thethi në rrjete sociale, ka përmendur mikpritjen e banorëve dhe ka ftuar pronarë si Fatmir Berisha dhe Aida Gjecaj në podcastin e tij.

Kjo e fundit, pronare e "Villa Gjecaj" dhe bashkëshortja e një oficeri të BKH-së u perball së fundimi me një ngjarje të dyshimtë pasi në bujtinën e saj ra zjarr, vetëm disa ditë pas nisjes së aksionit të IKMT.
Nga ana tjetër, bujtina "Berishta", e vizituar nga vetë Rama pas inaugurimit të zipline-it turistik, është gjithashtu në listën e objekteve të rrezikuara.

Pronari Fatmir Berishta, i ftuar më parë nga vete Ram,a  në podcast-in e tij, tani përballet me kërcënimin e shembjes.

@rtshqiptar Thethi,atraksioni turistik në zemër të alpeve - Fatmir Berisha i ftuar në podkastin “Flasim” #rtsh #thethi ♬ original sound - Radiotelevizioni Shqiptar

“I kam shkruar kryeministrit, që jam një nga ata që nuk kam ikur jashtë shtetit, por kam investuar në vendin tim, dhe ai më ftoi në podcast. Pastaj erdhi vetë në bujtinë, kur po inaugurohej zipline-i. Por bujtina është në tokën e gjyshit tim dhe nuk kam dokumente pronësie, ndaj konsiderohet pa leje,” – ka deklaruar Fatmir Berishta për Dritare.net më 27 maj 2024.

Kujtojme se prej ditësh banorët e zonës protestojnë se nuk u është dhënë mundësi legalizimi, ndërkohë që investimet e tyre janë nxitur nga të ardhurat e tyre dhe emigracioni.

Kjo përplasje ngre pikëpyetje për transparencën ligjore dhe fatin e zhvillimit turistik në zonat alpine të Shqipërisë.

 

Të fundit