Flash News

E-TJERA

Plagoset me thikë shqiptari në Itali

Plagoset me thikë shqiptari në Itali

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Rovigos në Itali. Një 20-vjeçar shqiptar identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije është goditur me thikë në gjoks dhe në bark nga një i ri rumun. 

Mediat e huaja shkruajnë se shqiptari ndodhet aktualisht në spital nën kujdes mjekësor, në gjendje të qëndrueshme megjithëse plagët janë në zona të ndjeshme të trupit.

Sipas të dhënave të para, konflikti kishte nisur si një takim për “sqarim” midis dy të rinjve, shqiptarit dhe rumunit, të dy rreth të njëjtës moshë, por ka degraduar në përdorimin e armëve të ftohta. 

Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

Të fundit