Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ndërtimet pa leje në Theth, Manja kërkon procedim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli

Ndërtimet pa leje në Theth, Manja kërkon procedim disiplinor

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka dërguar sot në ILD dhe KLP prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli. 

Manja kërkon procedim disiplinor për Gjelin për mosfillimin e hetimeve për ndërtimet pa leje në Theth. 

Elsa Gjeli është prokurorja e Shkodrës që është kritikuar publikisht nga kryeministri Edi Rama, pasi sipas pretendimeve të këtij të fundit, ka arkivuar një denoncim të Policisë së Shtetit për ndërtimin e “fshatit turistik” në Theth.

Bëhet fjalë për disa shtëpiza druri dhe një pistë ovale betoni në mes tyre, përballë oborrit të kishës katolike të Thethit, ikonë dhe ndër atraksionet turistike më të vizituar në fshatin mes Alpeve.

Gjeli, një vit më parë ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës dhe është emëruar si magjistrate e re në kryeqendrën e veriut.

Pas tre vitesh si studente në Magjistraturë, nga 2021 deri ne 2024, Elsa Gjeli është emëruar Prokurore në Prokurorinë e Shkodrës më datë 25 Korrik 2024. 

Të fundit