Flash News

Kosova

Zbardhet raporti psikiatrik i Naim Murselit: Nuk ka sëmundje mendore, i aftë të mbrojë veten

Zbardhet raporti psikiatrik i Naim Murselit: Nuk ka sëmundje mendore, i

Është zbardhur raporti psikiatrik i Naim Murselit i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademit, në vitin 2023.

Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka konstatuar se Murseli nuk ka çrregullim mendor apo sëmundje mendore e karakterit të përkohshëm apo të përhershëm,

Raporti konstaton se nuk ka prapambetje, ngecje mendore apo abuzim me substanca psikoaktive ose alkool, konstaton se në momentin e kryerjes së veprës për të cilën akuzohet nuk është identifikuar ndonjë simptomatologji e nivelit patologjik që mund të ndikonte në aftësinë e tij mendore për ta kuptuar rëndësinë e veprës si dhe të kontrollojë veprimet e tij shtohet se kjo është bazuar në sjelljen e tij dhe dinamikën para, gjatë dhe pas veprës.

Po ashtu konstatohet se Murseli është plotësisht i përgjegjshëm dhe i llogaritshëm dhe konstatohet se mund të marrë pjesë në seancën gjyqësore, është i aftë për të mbrojtur vetën.

“Nuk ka sëmundje mendore, është i aftë të mbrojë veten”, theksohet në përfundim të raportit të ekzaminimit psikiatrik të Murselit.

Të fundit