Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ultimatumi i Ramës: Të hënën, të gjithë kryetarët e njësive administrative të jenë të shkarkuar

Ultimatumi i Ramës: Të hënën, të gjithë

“Të hënën të gjithë kryetarët e njësive administrative të jenë të shkarkuar”.

Ishte ky ultimatumi i Ramës në takimin me kryebashkiakët e vendit të zhvilluar në Durrës. Rama kërkoi shkarkim të parevokueshëm.

“Këtu janë edhe disa nga kryetarët e forcave të tjera, sa i përket kryetarëve të PS të gjithë kryetarët e njësive administrative duhet të shkarkohen, që të gjithë. Shpresoj që të hënën të gjithë kryetarët e njësive administrative të jenë të shkarkuar”, deklaroi Rama.

Rama paralajmëroi shkarkime të tjera në bashkitë e Elbasanit dhe Lushnjes. Ai kritikoi hapur edhe kryebashkiakun e Elbasanit, Gledjan Llatja, të cilit i tha se me 10 mandate në Elbasan nuk duhej të flinte aq shumë, por të ndjente barrën e përgjegjësinë.

“Kryetari i bashkisë duhet të ketë dijeni për çdo tullë që vihet në qytet. Nëse kryetari i bashkisë i ka sytë gjysmë të hapur dhe gjysmë të mbyllur, ata që janë nën të i kanë sytë të mbyllur, siç i kishin në bashkinë e Vlorës. Edhe në Bashkinë e Elbasanit, edhe në atë të Lushnjës, duhet bërë e njëjta gjë si në bashkitë ku deri tani është bërë pezullimi i plotë, shkarkimi i të gjithë drejtorëve. Duhet shkundur e gjithë kjo pemë, sepse 10 mandate në Elbasan janë një barrë që mua më ka marrë edhe ato orë që unë flija gjumë. Nuk jemi më të fortë, me 83 mandate, jemi më të ekspozuar karshi përgjegjësisë dhe njerëzve që na i kanë dhënë këto mandate të cilët presin 10-fishin nga ne. Po çfarë do t’i japësh ti Elbasanit nëse e lë bari nnë varreza? Mund të gjejmë justifikime, por s’kanë asnjë vlerë”, tha Rama.

Të fundit