Flash News

E-TJERA

Lamtumirë Arben Anamali, gruaja mes dhimbjes: Nxori nga liqeni 7 turistë, hoqi dhe jelekun nga trupi i tij për ta

Lamtumirë Arben Anamali, gruaja mes dhimbjes: Nxori nga liqeni 7

Me lotët në sy, Najada Animali e ka të vështirë të flasë në ditën e lamtumirës së bashkëshortit.

 Mes dhimbjes Najada tregon se momentin kur mesoi per incidentin ne liqen por nuk do ta besonte kurrë se Arbeni ishte ishte mbytur...

 “E morëm vesh nga një koleg që punonte me Arbenin. Më tha në telefon, Ada hajde në Shirokë se ka pësu aksident Arbeni, mendova se është vra (dëmtu) jo se ka humb jeten. Ka qenë shumë mirë me shëndet, ska pas asnjë problem, s’ma mori mendja se është mbyt. Ai ishte i zoti ne punen e tij. Dhimbja është shumë e madhe.... Nuk e mendova kurrë…!”.

Kapiten, Arben Anamali, i cili u flijua për të shpëtuar turistët izraelitë, ka lënë në dhimbje gruan, fëmijët në moshë adoleshence dhe nënën e moshuar.

 “Dhimbja është e madhe për nënën e tij që e kena në shtëpi, për mua, djalin e vajzën”, shprehet me tej Najada.

Najada do ta kujtojë gjithmonë të shoqin si njeriun me shpirt të madh që bënte gjithçka për të tjerët. Ashtu ndodhi dhe pasditen e së martës, kur kapiteni i anijes “Buna” u hodh në liqen për të shpëtuar jo 2 por 7 turistë.

Ata kishin hyrë për tu larë në liqen dhe për shkak të erës rrezikuan mbytjen. Kapiteni i kishte paralajmëruar për rrezikun por turistët nuk e dëgjian. Ai nuk i la vetëm, u hodh në liqen, i shpëtoi, madje duke hequr dhe jelekun prej trupit të tij.

“Ai edhe jelekun ua dha turistëve. Kane qenë 5-7 turistë në ujë, numri i saktë s’dihet...por për ne është dhimbje e madhe. Ai bëri sakrificë...”, tha Nadaja Anamali.

Të fundit