Flash News

Ditari i Opozitës

"Opinioni publik subjekt i propagandës"/ Berisha: Rama po përhap dezinformime të turpshme!

"Opinioni publik subjekt i propagandës"/ Berisha: Rama po

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar zhvillimet më të fundit në vend dhe qasjen që kanë pasur mediat në raportime.

Në një deklaratë për mediat Berisha thotë se zyrat kryesore të shtypit në vend sipas tij sot janë kthyer në një klonim të qeverisë duke përhapur dezinfomime.

Më tej Berisha shton se ka një raport të KE për shtetin ligjor në vend që sipas tij zbërthen korporatat e reja të krijuara në Shqipëri.

Berisha thotë se ky raporton arrin në përfundimin se shteti ligjor është i groposur në këtë vend, pasi krahas korporatës energjetike, korporatës së investimeve, është krijuar korporata e prokurorëve me në krye Këshillin e Lartë të Prokurorisë, korporata e gjyqtarëve me në krye të Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe korporata e Artur Metanit, me në krye Artur Metanin.

Deklarata e plotë e Berishës

Opinioni publik shqiptar është subjekt i një propagande mashtruese vulgare të pashembullt dhe të paprecedent të ndonjë vendi tjetër.

Vetëm në këtë vend ndodh që katër mediat kombëtare të informojnë publikun se një çarter me turistë u nis nga aeroporti i Jordanisë, thua se vinte nga Hëna.

Një media tjetër raportonte nga Thethi sikur të ishte jo medie, jo televizion kombëtar, por persekutor kombëtar.
Lexonte ato ç’ka i kishte çuar zyra e kryeministrit dhe ku e paraqiste Thethin pa asnjë lloj fakti apo dokumenti të mbushur dhe stërmbushur me betonëra e stërbetonëra.

Në çdo anë, dezinformimi i pamëshirë i shqiptarëve është platforma e kësaj qeverie.
Ajo çka duhet të shtoj sot është klonimi i zyrave të shtypit apo në fakt asgjësimi i tyre dhe sot mund të thuhet se ka vetëm një zyrë shtypi, ajo e mashtruesit profesionist Endri Fuga dhe Edi Rama, të cilët në unison shpërndajnë certifikata dezinformimi për qytetarët.

Kam këtu një dokument-raport të Komisionit Evropian për gjendjen e shtetit ligjor në Shqipëri.
Ky raport me një objektivitet të plotë zbërthen korporatat e reja të krijuara në Shqipëri, pra sot po të lexosh me vëmendje këtë raport, arrin në përfundimin se shteti ligjor është i groposur në këtë vend, pasi krahas korporatës energjetike, korporatës së investimeve, është krijuar korporata e prokurorëve me në krye Këshillin e Lartë të Prokurorisë, korporata e gjyqtarëve me në krye të Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe korporata e Artur Metanit, me në krye Artur Metanin.
Pra, me një objektivitet të madh, në këtë raport analizohet gjendja dramatike e shtetit ligjor, ndërkohë Edi Rama për të përshëndetur raportin nxjerr zyrat e klonuara të shtypit, njëra në presidencë dhe tjetra në parlament dhe unë e quaj këtë një akt dezinformimi të turpshëm.

Lexoni komunikatat që lexon Pëllumbesha Spiropali me atë që firmos presidenti, ato janë si dy pika uji, janë kopje të njëra- tjetrës sepse janë marrë të dyja nga Fuga.

Të fundit