Flash News

Ditari i Opozitës

Kontrasti me aksionin e ndërtimeve pa leje, Berisha nxjerr foton: Thethi prish, Voskopoja ndërton!

Kontrasti me aksionin e ndërtimeve pa leje, Berisha nxjerr foton: Thethi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish në lidhje me aksionin e IKMT-së në Theth për prishjen e ndërtimeve pa leje. 

Në nëj reagim në rrjete sociale Berisha shkruan se kjo sipas tij është një lëvizje e Ramës për të shmangur vëmendjen nga farsa elektorale.

Kryedemokrati ka publikuar një foto nga Voskopoja ku duket që po ndërtohet një objekt në zonë të mbrojtur. Sipas Berishës ky objekt po ndërtohet në dijeni të plotë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit dhe Inspektoratit Kombëtar.

“Thethi terror dhe zhurmë për të mbuluar farsën elektorale. Shihni foton: Ndërtim në zonën e mbrojtur në Voskopojë. Nën mbikëqyrjen e Kryetarit të Bashkisë Korçë dhe në dijeni të plotë të IMT dhe IKMT",- shkruan Berisha në fb.

 

Të fundit