Flash News

E-TJERA

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ Përplasje mes prokurorëve për dënimin e Festim Bexhdilit

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ Përplasje mes

Prokurorët e posaçëm kanë qenë të ndarë sa i përket dënimit të Festim Bixhdilit, në dosjen e rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës.

Prokurorja Elsa Kackini është shprehur se duhet te qëndrojë në fuqi dënimi i përjetshëm i njërit prej të akuzuarve për rrëmbimin e Jan Prengës.

"Nga tërësia e provave vleresojmë që vendimi i shkallës së parë për Bexhdilin duhet të lihet në fuqi", është shprehur prokurorja.

Prokurori tjetër Behar Dibra është tërhequr nga akuza e mëparshme dhe e ka zbutur qëndrimin, duke kërkuar rikualifikim të veprës penale për Festim Bexhdilin.

"Mbajtja peng e Prengës është si shkak i pazareve të drogës në Angli. Fakti që Bexhdili gjendet në atë orë në kompleks është për faktin që punonte në kompleks, Bexhdilit i është kërkuar nga Altin Hajri të bëjë veprimet që ai ka kryer. Nuk mund të bëhet përgjegjës Bexhdili për vrasjen e Jan Prengës, por duhet të jetë përgjegjës për veprimet ndihmuese", ka deklaruar prokurori Dibra.

Bexhdili ka patur vendndodhje të ndryshme ditën e ngjarjes, ka ndjekur një itinerar dhe referuar pamjeve filmike tregon dijeninë dhe marrëveshjen e Altin Hajrit dhe Bexhdilit për ngjarjen.

Bexhdili shfaqet në pamjet e sigurisë me një telefon të bardhë në duar dhe kontrollon garazhin, pasi nuk ka konstatuar qe nuk ka njeri ai pret ne derën e garazhit, dy të pandehurit e presin mjetin ne derën kryesore të kompleksit.

Të fundit