Flash News

E-TJERA

Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë kundër thirrjes së Ramës për shkarkime masive në bashki: Presion politik, jashtë çdo kuadri ligjor

Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë kundër thirrjes së

Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të kryeministrit Edi Rama, i cili i bëri thirrje kryetarëve të bashkive për të ndërmarrë shkarkime masive në administratën vendore.

Shoqata e cilëson këtë thirrje si një presion politik të papranueshëm dhe jashtë çdo kuadri ligjor.

“I bëjmë thirrje të gjitha bashkive, veçanërisht atyre të drejtuara nga opozita, të qëndrojnë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjin për vetëqeverisjen vendore”, thuhet në deklaratë.

Shoqata kujton se administrata vendore është një strukturë profesionale dhe autonome, e ndërtuar mbi parimin e vetëqeverisjes, dhe nuk duhet të funksionojë si një zgjatim i qeverisë qendrore apo i mazhorancës politike.

Shoqata u bën thirrje të zgjedhurve vendorë që të mbrojnë integritetin e institucioneve që përfaqësojnë dhe të mos lejojnë ndërhyrje që, sipas saj, cenojnë rendin kushtetues, vetëqeverisjen lokale dhe besimin e qytetarëve në demokracinë vendore.

Qëndrim i Shoqatës së të Zgjedhurve Vendorë

Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë shpreh shqetësimin e saj për deklaratat publike të bëra së fundmi nga kryeministri Edi Rama, që u bëjnë thirrje kryetarëve të bashkive të ndërmarrin shkarkime masive në administratën vendore, jashtë çdo kuadri ligjor.

I bëjmë thirrje të gjitha bashkive, veçanërisht atyre të drejtuara nga opozita, të qëndrojnë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, duke mos lejuar që presionet politike apo direktivat e pavend të diktojnë vendimmarrjen administrative.

Administrata vendore është një strukturë profesionale dhe funksionale e ndërtuar mbi parimin e autonomisë vendore, e cila nuk është dhe nuk duhet të jetë zgjatim i qeverisë qendrore apo i mazhorancës politike.

Çdo vendim mbi strukturat dhe funksionet e njësive administrative apo drejtuesve të tyre duhet të bazohet në kritere objektive:
-vlerësim të performancës,
-nevoja të shërbimit publik,
-dhe interesin e qytetarëve.

Shoqata u bën thirrje të zgjedhurve vendorë të mbrojnë integritetin e institucioneve që përfaqësojnë dhe të mos lejojnë asnjë ndërhyrje që cënon rendin kushtetues, vetëqeverisjen lokale dhe besimin e qytetarëve në demokracinë vendore.
Komiteti Drejtues i Shoqates

Të fundit