Flash News

Ditari i Opozitës

Çështja nuk është "sa janë", por kush janë "këshilltarët"...?

Çështja nuk është "sa janë", por kush

Rama zhvilloi sot një takim me kryebashkiakët e vendit ku urdhëroi të tjera shkarkime. Përpos kësaj, kryeministri shprehu pakënaqësi për numrin e këshilltarëve të drejtorëve të ujësjellësit.

Gent Strazimiri në një reagim në Facebook, duke komentuar deklaratën e Ramës, shkruan se në të vërtetë kryeministri nuk duhet të pyesë se pse janë 30 këshilltarë, por se kush janë këta këshillatrë.

Strazimiri shton se në fakt, këshilltarë janë të gjithë ata “pseudo” opinionista e analista që në studiot televizive flasin për kullat e çudfira të tjera, por asnjëherë nuk e drejtojnë gishtin e fajit nga Rama.

POSTIMI:

Janë ata që i dimë të gjithë!

Që paguhen me lekët tona, të cilat duhet të shkonin për investime në rrjetet e kanalizimeve të qyteteve që po rriten e po bëhen "me kate"...

Janë të gjithë ata që i dëgjoni nëpër studio në "prime", duke lëvduar faktin që kullat qindra-katëshe janë zhvillim, por që kurrë nuk pyesin

* "a ka mjaftueshëm ujë të pastër për t'i furnizuar?", * "a ka mjaftueshëm kanalizime për të përballuar ujrat e zeza që do prodhojnë?"...?

Sikur vetëm KAQ! Pa i hyrë debatit

* "a janë pare droge?",

* "a e dëmtojnë ekonominë reale?"

* "a janë shkak për falimentimin e mijëra bizneseve?"

* "a janë shkak për "dobësimin" e euros?"

Janë "gazetarët" që "autocensurohen"!

Janë "analistët", "opinionistët" e "politologët" që shpjegojnë "çudira" natë për natë, e që kurrë nuk u rezulton se përgjegjës është ky që sot "çuditet" se sa shumë këshillëtarë paska një drejtor UKT-je...

Janë gratë, motrat, kunatat apo dashnoret e prokurorëve, gjyqtarëve, policëve, që duhet ta ndalonin e të fusnin në burg "drejtorët" abuzues...

Paguhen të gjithë me lekët që të mungojnë ty për të paguar faturat... duke nisur nga fatura e ujit...????‍♂️

Ti e di... dhe hesht!!!

Ky që tall "edin" me ju prej 12 vitesh, e që do vazhdojë ta tallë edhe 4 të tjera, është "kryeinxhinieri" i kësaj "UKT-së" për të cilën po flet...

KAQ!

Të fundit