Flash News

E-TJERA

Tirana forcon mbrojtjen, firmos me ish-lojtarin e Arisit të Selanikut

Tirana forcon mbrojtjen, firmos me ish-lojtarin e Arisit të Selanikut

Klubi i Tiranës ka përforcuar radhët me një mbrojtës grek, Georgios Valerianos, i cili ditën e sotme u është bashkuar bardhebluve për sezonin e ri.

Futbollisti luan në krahun e majtë të prapavijës dhe vjen pas një eksperience të gjatë në futbollin grek. Ai ka luajtur për disa skuadra të njohura greke si Olympiacos, Aris,  apo Iraklis.

33-vjeçari vjen për të shtuar forcë, përvojë dhe karakter në repartin difensiv të Tiranës, repart që ishte dhe pika e dobët e Tiranës së vjetshme.

Njoftimi i Tiranës

Zyrtare: Georgios Valerianos është bardheblu!

KF Tirana mirëpret mbrojtësin e majtë Georgios Valerianos, i cili i bashkohet skuadrës sonë për sezonin e ri!

Me një karrierë solide në elitën e futbollit grek dhe përvoja ndërkombëtare, Valerianos vjen për të shtuar forcë, përvojë dhe karakter në repartin difensiv të skuadrës sonë.

Ish-lojtar i skuadrave si Aris, Olympiakos Volou, AEL dhe më gjerë, Georgios është gati të shkruajë kapitullin e radhës në kryeqytet!

Mirë se erdhe Georgios! Bardheblutë janë shtëpia jote e re.

Të fundit