Flash News

KRYESORE

Ironia qeveritare: Rama i heq pushtetin Dredhës, pastaj i kërkon rend dhe ligj

Ironia qeveritare: Rama i heq pushtetin Dredhës, pastaj i kërkon rend

Shkarkimi i detyruar që Rama u kërkoi drejtorëve të Bashkisë së Vlorës zhveshi nga kompetencat e kryebashkiakut Ermal Dredhën. Rama mori në dorë “timonin” e bashkisë duke kërkuar me laps e letër dorëheqjen e drejtorëve.

Sot, në takimin e zhvilluar me kryebashkiakët në Durrës, Rama kritikoi ashpër Dredhën duke e cilësuar si një kryebashkiak me sy mbyllur përballë ndërtimeve të jashtëligjshme.

“Do të bëj një adresim të disa problematikave kyçe që fatkeqësisht karakterizojnë sot qytetet e mëdha dhe qytetet me një ngarkesë të posaçme të fluksit turistik të Shqipërisë, ku dobësia e pushtetit vendor ka dalë në pah edhe si rezultat i një ndryshimi shumë të madh të gjithë mënyrës së funksionimit të vendit për shkak të faktit se vendi tanimë nuk mban vetëm banorët e vet, por edhe një ngarkesë ekstra turistësh që vjen në rritje. Kjo sjell me vete sfida të reja, të komplikuara dhe ngarkesa të mëdha ekstra për pushtetin vendor posaçërisht në territoret ku përqendrimet e vizitorëve dhe turistëve janë më të mëdha. Një nga gjërat që vihet re është nxitja e brendshme e biznesit për të kapërcyer kufijtë në formën e zaptimeve të territorit, deri ndërtimeve pa leje në territore ku vëmendja është më e vogël apo si në Vlorë ku kryetari i bashkisë dhe struktura atje i kanë sytë gjysmë të hapur dhe gjysmë të mbyllur”, tha Rama.

Kjo deklaratë e kryeminsitrit vjen pas operacionit “fshesa” që ka ndërmarrë në të paktën tre bashki të vendit deri tani. Vlora, Durrësi dhe Fieri janë shënjestruar nga Rama për spastrimin e administratës.

E para ishte Vlora, ku 21 drejtorë dorëzuan dorëheqjen e imponuar nga kreu i socialistëve. Vetë Dredha, deklaroi para mediave se dorëheqjet ishin legjitime pasi nuk kishin kryer detyrat e tyre si zyrtarë të bashkisë.

Të fundit