Flash News

E-TJERA

Prifti që mori tapinë nga djalli, dhe sot hesht, ndërsa djalli shemb kishën

Prifti që mori tapinë nga djalli, dhe sot hesht, ndërsa djalli

Nga Albert Zadrima

Në këtë vend, djalli s’vjen më me brirë, por me mikrofona dhe blloqe tapish. Edi Rama u ka dhënë tapira hoxhallarëve dhe ata e pritën si të ishte Zoti. U ka dhënë priftërinjve – edhe atyre në Theth – dhe ata e shikuan si dërguar nga qielli. Të gjithë u mashtruan. Sepse djalli kështu e ka: e citon Biblën kur është në hall… dhe lexon manualin e korrupsionit kur merr pushtetin.

Tapi mbi tokën e shenjtë. Tapi mbi besimin. Tapi mbi besë.

Kisha nuk ka nevojë për tapi nga një ateist. Ajo është pronë e Zotit, jo e zyrës së kadastrës së Rilindjes. As xhamia, as teqeja, nuk janë ndalesa elektorale për t’u përdorur si dekor për një mashtrues që e shet mëkatin si reformë dhe shkatërrimin si zhvillim.

Sot, besimtarët e tyre dhunohen, përzihen, u shembet prona. Dhe ata heshtin.

Po, priftërinjtë dhe hoxhallarët që dikur i bëjnë nderin djallit me tapi, sot heshtin përballë shkatërrimit të grigjës së tyre. Asnjë protestë. Asnjë reagim. Si në filmin e njohur: “Fali, o Zot, se nuk dinë çfarë bëjnë…”

…por këtë herë, ndëshkoje, o Zot, atë që e di shumë mirë çfarë po bën!

Të fundit