Flash News

KRYESORE

Aktivistët zgjedhin 16 tetorin: Me opozitarë dhe socialistë, do të nisim një qeveri të re

Aktivistët zgjedhin 16 tetorin: Me opozitarë dhe socialistë, do

Aktivistët shprehen të vendosur për të mbrojtur Teatrin Kombëtar nga shembja, të motivuar edhe nga vendimi i Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për të kthyer në Kuvend ligjin e miratuar nga mazhoranca e Edi Ramës.

Aktivisti Rudi Erebara thekson se qeveria ka vendosur të mos tërhiqet nga plani i saj pavarësisht kundërshtive të shumta. Ai paralajmëron se më 16 tetor, në ditën e lindjes së diktatorit Enver Hoxha, do të organizohen masivisht kundër diktaturës.

“Ate ditë të gjithë bashkë me opozitë e socialistë, do të nisim një qeveri të re”, shkruan ndër të tjera Erebara.

Reagimi i plotë i Rudi Erebarës:

Unë nuk mendoj se qeveria do të tërhiqet. Ne në date 16, ditën e mërkurë i kemi dhënë afat të tërhiqet nga ligji për prishjen e teatrit edhe të nisë rikonstruktimin, ligjin për teatrin, buxhetin për kulturën. Por e them përsëri që nuk do të tërhiqet. Në datën 16, ne për qejfin tonë do të jemi masivisht kundër diktaturës, ditën e lindjes së ish-diktatorit (siç nis edhe libri im :) ).

Atë ditë të gjithë bashkë me opozitë e socialistë, do të nisim një qeveri të re.

Zoti qoftë me ne.

NUK KA ME ÇADER.

QEVERI E RE

ZGJEDHJE TË LIRA

Të fundit