Flash News

KRYESORE

Aktorët që kopjojnë shefin, Veliaj shton peticionin me aktorë të ‘Portokalli’-së

Një peticion i ri u shpërnda sot në media sa i takon çështjes së Teatrit Kombëtar. 54 artistë kishin hedhur firmat në një letër drejtuar Presidentit Ilir Meta ku i kërkonin që të dekretonte ligjin që parashikon shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Peticioni kishte mes emrave edhe Robert Ndrenikën, Arben Derhemin dhe disa të tjerë të cilët më herët kanë qenë pro ruajtjes së godinës së teatrit. Risi në peticionin në fjalë, ishin edhe disa aktorë të rinj të spektaklit të humorit që transmetohet në Top Channel ‘Portokalli’.

Roland Saro, Jorke Broka, Erblin Bajko, Olsi Bylyku, Ledio Lako, Irgen Çela, të gjithë pjesë e ‘Portokalli’-së, deri më tani kishin heshtur sa i takon çështjes së Teatrit. Emrat e tyre u shfaqën menjëherë në peticionin e parë pro shembjes, që pasi regjisori i tyre, Altin Basha, ndryshoi mendim sa i takon çështjes së Teatrit. Regjisori Basha ishte fillimisht pro ruajtjes së godinës së Teatrit Kombëtar ndërsa pas takimit me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndryshoi qëndrim duke dal pro shembjes së Teatrit por në peticionin e sotëm emri i tij mungon.

Në peticionin drejtuar Metës, nga ‘Portokallia’, është edhe emri i aktorit Gaz Paja, por ky i fundit është deklaruar por shembjes së teatrit që në nisje në debatit. Në listë janë edhe dy ish-aktorë të ‘Portokalli’-së, Gent Hazizi (tashmë një aktor i lirë) dhe Erion Isai (aktualisht drejtor i Teatrit të Kukullave).

Të fundit