Flash News

KRYESORE

Aktori e paralajmëroi: Ju thashë, por s’më dëgjuat; Pagat për institucionet e artit janë bllokuar

Aktori Neritan Liçaj ngre shqetësimin se pagat mujore për institucionet e artit janë bllokuar.

Në një postim në rrjetet sociale, aktori kujton se ky shqetësim ishte paralajmëruar prej tij edhe më herët, pasi siç shkruan , “qeveria është firmë piramidale”.

Statusi i plotë:

Pagat mujore për institucionet e artit janë të bllokuara!

Artistë të nderuar kur ju kam thënë që ka mundësi në janar të mos kemi as rrogat, pasi qeveria është firmë piramidale, s'më keni dëgjuar, prandaj,FLINI ARINJE TE MURRME,FLINI! GJUME TE EMBEL!

Nëse mund të ma konfirmojë ndonjë nga miqtë e mi mjekë dhe arsimtare bese ka ndodhur kështu dhe me arsimin dhe shëndetësinë do ju isha mirënjohës.

Të fundit