Flash News

KRYESORE

Aktorja kritikon Kate Middleton: Pas luftës tënde me vdekjen i tregove meshkujve atë që bota do të shohë

Keira Knightley ka bërë një akuzë shumë të fortë për Dukeshën e Kembrixhit, Kate Middleton. Fakti që Kate ka dalë për mediat vetëm 7 orë pasi ka sjellë në jetë vajzën e saj, Charlotte-n, e ka nervozuar shumë aktoren e cila ka shkruar:

"Ajo doli nga spitali shtatë orë pasi lindi, e lyer me makijazh dhe me taka të larta. Fytyra që bota dëshiron të shohë. Fsheh dhimbjen tonë, trupin tonë të ndarë, gjinjtë tanë që rrjedhin, hormonet tona të pakontrollueshme. Duku bukur, duku me stil, mos trego fushëbetejën tënde, Kate. “Shtatë orë pas luftës tënde me jetën dhe me vdekjen, shtatë orë pasi trupi yt ndahet dhe përgjaket, duke ulëritur që të dalë foshnja. Mos trego. Qëndro atje me vajzën tënde, për t’u fotografuar nga një grup fotografësh meshkuj. Këto gjëra janë të lehta, ndodhin çdo ditë. Ku qëndron problemi? Ka dhe vdekje, nuk duhet të pretendoni që është e lehtë”.

Të fundit