Flash News

KRYESORE

Akuzat për abuzim me të dhënat e pacientëve, reagon ministrja Manastirliu: Është standard ndërkombëtar

Akuzat për abuzim me të dhënat e pacientëve, reagon

Deputeti i Partisë Demokratike, Romeo Gurakuqi denoncoi Ministrinë e Shëndetësisë se mbi bazën e urdhrit të kryeministrit Edi Rama, po kërkon nga drejtoritë rajonale që të bëjnë regjistrim të të dhënave personale të pacientëve.

Ditën e sotme ka reaguar ministja Ogerta Manastirliu, e cila në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë shkruan se të dhënat po i grumbullon për krijimin e një databaze shëndeti pasi është standard kombëtar.

Reagimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Krijimi i databazës së shëndetit, standart ndërkombëtar

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kërkon të sqarojë qytetarët se kërkesa për plotësimin e të dhënave nga strukturat shëndetësore për përfituesit e shërbimeve shëndetësore, ka si qëllim vendosjen e një standarti të ri, që rrit transparencën dhe llogaridhënien, me synim përmirësimin e cilësisë së shërbimit për qytetarët.

Përkundër spekulimit politik të radhës të opozitës, ky proçes nuk ka asnjë qëllim tjetër, veç plotësimit të databazës ekzistuese të të dhënave shëndetësore për pacientët, një standart ndërkombëtar për çdo sistem shëndetësor.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i sjell në vëmendje opozitës, në rastin më të mirë, të paditur, se me reformën e deregulimit që ka ndërmarrë qeveria, karta e identitetit ka zëvendësuar kartën e shëndetit ndaj përmes NID identifikohet qytetari për kategorinë shëndetësore që i përket dhe shërbimet që përfiton në të gjithë sistemin tonë shëndetësor.

Programi i shëndetësisë elektronike është një proçes që nuk do të ndalet pasi rrit transparencën, shmang abuzimet dhe lehtëson qytetarët nga burokracitë në marrjen e shërbimeve në kohë dhe me cilësi.

Të fundit