Flash News

KRYESORE

Akuzat për abuzime me tendera, Safet Gjici i përgjigjet deputetit të PD: Shihemi në gjyq!

Akuzat për abuzime me tendera, Safet Gjici i përgjigjet deputetit

Pas deklaratave të PD, përmes deputetit Ervin Salianji se ka përfituar tendera publike me vlerë 25.2 milionë dollarësh, vjen përgjigja e presidentit të Kukësit, Safet Gjici.

Përmes një statusi në facebook, Gjici i ëhstë përgjigjur deputetut demokrat, fillimisht duke hedhur poshtë akuzat se ka përfituar tendera publik, pasi sipas tij që nga viit 2014 nuk menaxhon më asnjë kompani.

Më tej, Gjici deklaron se me deputetin do të përballet sërish në gjykatë, pasi akuzat e Salianjit i cilëson si shpifje dhe të pavërteta.

“Me teorinë "shpif, shpif se diçka do mbetet", Salianji sot doli dhe gënjeu shqiptarët.

I gënjeu, se gjoja unë paskam fituar tendera "marramendës"!!!!

Ervin, je i gabuar!

Që në kohën kur u emërova Prefekt i Qarkut Kukës, në vitin 2014, nuk menaxhoj më asnjë kompani. Kjo dihet botërisht, por ti dhe ata që të nxorën sot nuk dinë apo duan të shohin!

Kjo është e vërteta.

Lidhur me kompanitë e cituara, të sugjeroj të informohesh, pasi fjalët e tua janë të gabuara dhe të siguroj se do të hidhen poshtë dhe nga drejtësia.

Për shpifjen tënde të radhës, që në fakt është e përhershmja përpara çdo beteje elektorale, do të takohemi në Gjykatë, aty ku e vërteta do triumfojë.

Sa i përket tenderave, kompanitë që unë drejtoja dikur, kanë përfitur me konkurim të ndershëm më shumë gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike. Kjo është lehtësisht e verifikueshme në buletinet publike. Mjafton ti shohesh!

Për "faktet" që sot paraqite, do shihemi në gjyq, pasi për këtë shpifje të radhës nuk do të ndalem!”, shkruan Gjici në facebook.

Të fundit