Flash News

KRYESORE

Akuzohet se nxori sekret hetimor, GJKKO le në fuqi masën për pezullimin nga detyra ndaj zv.drejtorit të OFL, Artan Shkëmbi

Akuzohet se nxori sekret hetimor, GJKKO le në fuqi masën për

GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë ‘Pezullim nga detyra’ për Artan Shkëmbin, zv. drejtori i Operacionit Forca e Ligjit.

Ai akuzohet për korrupsion dhe dyshohet se ka dekonspiruar një informacion të kërkuar nga një agjenci ligjzbatuese gjermane për një hetim pasuror, që po kryhej në ngarkim të një shtetasi me precedentë penalë.

Avokati i Shkëmbit, Artan Broci ka mohuar akuzat e ngritura nga prokuroria. Ai tha për mediat se nuk ka asnjë provë që zv.drejtori i OFL-së të ketë përdorur mjete komunikimi të llojit enrochat, një rrjet i paligjshëm që përdoret zakonisht nga trafikantët.

"Vetë Shkëmbi është i interesuar për ta zbardhur këtë çështje. Ka një karrierë 20 vjeçare. Ka drejtuar 178 operacione shumë të suksesshme", tha avokati.

Po ashtu, lidhur me këtë çështje po hetohen zyrtarë të tjerë të policisë.

Kujtojmë se Shkëmbi ka qenë kandidat edhe për të marrë kryesimin e BKH-së, ose FBI-së shqiptare.

Të fundit