Flash News

KRYESORE

Alketa Vejsiu në Tv Klan me tre emisione, cili është 'reality show' më i ri që do shohim në ekran

Alketa Vejsiu ditën e sotme ka zhvilluar një intervistë në Instagram me fansat e saj. Ndjekësit do bënin pyetjen në koment dhe Alketa është përgjigjur.

Një ndër pyetjet është se në cilat emisione do e shohim Alketën në Klan dhe ajo ka treguar se jo vetëm një por me tre emisione do rikthehet në ekranin e Klan-it.

Dy prej tyre janë vazhdimësi, “Dance Ëith me 5” dhe “Në kurthin e Piter Pan 2”. Ndërkohë që një emision i ri i shtohet këtij televizioni dhe bëhet fjalë për “Ferma e të famshmëve”. Një reality show që është paralajmëruar dhe më parë.

Gjithashtu, Alketa ka treguar se do rikthehet në ekran javën e tretë të shtatorit.

Të fundit