Flash News

KRYESORE

Alvini është i lirë! Del nga kampet e ISIS, 11-vjeçari së shpejti në Itali

Alvini është i lirë! Del nga kampet e ISIS, 11-vjeçari

Më në fund një lajm i mirë nga Alvin Berisha!

11-vjeçari që preku zemrat e shqiptarëve është nxjerrë nga kampi Al-Hol në Siri.

Lajmi është konfirmuar nga i ati i djalit, por edhe përfaqësues të organizatës Gjysmë Hëna e Kuqe siriane, e cila ka asistuar në nxjerrjen e vogëlushit nga kampi.

Aktualisht, ai ndodhet në Damask dhe pritet që deri nesër të mbërrijë në Romë në Itali, ku po e pret i ati, Afrim Berisha dhe dy motrat.

Siç duket në foto, Alvini shfaqet i qeshur, pranë një përfaqësuesi të organizatës, Gjysmë Hëna e Kuqe Siriane, tashmë i lirë.

Për nxjerrjen e tij nga kampi kanë asistuar edhe autoritetet italiane dhe Kryqi i Kuq Internacional. Rasti i Alvinit u bë publik nga emisioni italian “Le Iene”.

Ai ndodhej prej pesë vitesh i vetëm në kampin famëkeq, pasi u mor nga nëna e tij, Valbona, e cila u largua nga Italia bashkë me Alvinin, në atë kohë 6 vjeç, për t’i shërbyer Shtetit Islamik të ISIS, ku dhe mbeti e vrarë.

Nga bombardimet, Alvini është plagosur në këmbë.

Të fundit