Flash News

KRYESORE

Ambasadorët marrin garanci nga Basha: Nuk ka rrëmujë nga PD në 30 qershor, marrëveshja pas zgjedhjeve

Ambasadorët marrin garanci nga Basha: Nuk ka rrëmujë nga PD

“Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka garantuar diplomatët e huaj se me 30 qershor nuk do të ketë dhunë dhe incidente të shkaktuara prej tyre, por se nuk do të njohin zgjedhjet vendore”. Kështu raporton Real Story i Sokol Ballës, duke iu referuar disa ambasadave të huaja, si ajo amerikane, BE, OSBE, Italisë, Gjermanisë dhe Britanisë.

Në tryezë, është diskutuar edhe mundësinë e ardhjes pas zgjedhjeve të një të 'Dërguari të Posaçëm', i cili të nisë ndërmjetësinë mes palëve, ku ëshë rënë dakord që për të ‘thyer akujt’, PS të ‘mandatojë’ Pandeli Majkon për të dialoguar me kryedemokratin.

Majko është një personazhet e moderuar në Partinë Socialiste, që njihet për konsideratat e tij për Bashën dhe gjuhen jo konfliktuale.

Partia Socialiste nuk ka pranuar te njoh vendimin e presidentit Ilir Meta per anulimin e zgjedhjeve te 30 qershorit, duke insistuat qe ata te mbahen edhe pa opoziten qe te fitojne 61 bashkite e vendit.

Të fundit