Flash News

KRYESORE

Ambasadori gjerman thirrje qeverisë:  Rishiko ligjin për median, gazetarët kanë nevojë për liri dhe siguri ligjore

Ambasadori gjerman thirrje qeverisë:  Rishiko ligjin për median,

Aambasadori gjerman, Peter Zingraf ka apeluar institucionet shqiptare që të rishikojnë projektligjet për median, kryesisht atë online.

Gjatë një takimi me përfaqësues të organizatave të mediave, ambasadori Zingraf thekson se gazetarët kanë nevojë për liri dhe siguri, bazuar në ligjin ekzistues për punën e tyre.

“Një objektiv qendror i përafrimit në BE është pikërisht forcimi i strukturave demokratike. Një shtyllë mbajtëse për këtë është një gazetari e pavarur dhe kritike. Rreth kësaj diskutova sot me përfaqësues të OJQ-ve shqiptare që merren me fushën e mediave.

Në epokën e informacionit, gazetarëve dhe mediave të lira, si një “pushtet i katërt”, u duhet të luajnë një rol të rëndësishëm për t’u ofruar debateve sociale një platformë. Gazetarët investigativë kanë nevojë për liri dhe siguri, bazuar në ligjin ekzistues për punën e tyre. Së bashku ne duhet të kujdesemi për përmirësimin e kornizës ligjore për një gazetari të pavarur.

Në këtë kontekst, legjislacioni për mediat luan një rol të rëndësishëm. Unë po ndjek debatin aktual rreth projektligjeve për rregullimin e mediave online dhe kam marrë dijeni për rezervat e gazetarëve, shoqërisë civile por edhe të përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare si Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Mediave dhe Ambasadori i BE-së.

Është thelbësore që rregullimi i mediave online të bëhet në përputhje me standartet evropiane dhe praktikat e mira. Gazetarët kanë nevojë për hapësirë lirie të mjaftueshme dhe njëkohësisht për siguri ligjore. Unë i inkurajoj institucionet shqiptare, të rishikojnë projektligjet në koordinim të ngushtë me gazetarët dhe përfaqësuesit e mediave.”, shprehet ambasadori.

 

Të fundit