Flash News

KRYESORE

Ambasadori i ShBA në Beograd: Duhet dialog, as Beogradi e as Prishtina nuk përfitojnë asgjë nga ngecja aktuale

Ambasadori i ShBA në Beograd: Duhet dialog, as Beogradi e as Prishtina nuk

Ngecja aktuale e dialogut nuk është në të mirë as të Beogradit dhe as të Prishtinës, tha ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd, Kyle Scott. Sipas tij, zgjidhja e kësaj çështjeje do të thoshte stabilitet më i madh në Ballkanin Perëndimor.

Scott tha se qeveria e re në Prishtinë duhet të jetë e gatshme të heqë taksën ndaj mallrave serbe, përderisa nga Beogradi pritet të ndërmarrë hapa për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Gjatë një takimi mes diplomatit amerikan dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i bërë publik nga ‘Zëri i Amerikës’,  u ra dakord se emërimi i Matthew Palmer si i dërguar amerikan për Ballkanin Perëndimor, tregon dëshirën e SHBA-së për të mbështetur dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

Vuçiq, i cili ambasadorin Scott e priti në një takim lamtumire, tha se e vlerëson mbështetjen e SHBA-së për procesin e integrimit evropian të Serbisë, në veçanti përmes reformave në fushën e sundimit të ligjit.

Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është ndërprerë në nëntorin e kaluar për shkak të tarifës së vendosur nga ana e Qeverisë së Kosovës për mallrat serbe dhe atyre nga Bosnja. Kjo masë, sipas zyrtarëve në Prishtinë, u vendos për shkak të fushatës së Beogradit kundër shtetësisë së Kosovës.

Beogradi nuk pranon të vazhdojë dialogun pa heqjen e taksës.

Të fundit