Flash News

KRYESORE

Ambasadorja e SHBA: Këto janë tri prioritetet e mia gjatë mandatit në Shqipëri

Ambasadorja e SHBA: Këto janë tri prioritetet e mia gjatë

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka prezantuar edhe një herë se cilat janë prioritetet e punës së saj gjatë mandatit në Shqipëri.

Me anë të një video, përmes rrjeteve sociale, Kim thekson se tri janë prioritetet ku do të fokusohet puna e saj si kryediplomate e SHBA në Tiranë.

“Gjatë mandatit tim unë kam në plan të punoj mbi tri prioritete. Së pari, do punoj për të thelluar marrëdhënien tonë në fushën e mbrojtjes që Shqipëria të bëhet aleate më e fortë dhe e aftë.

Së dyti, do të vijoj të nxis zhvillimin demokratik të Shqipërisë, për të mbështetur përpjekjet tuaja për anëtarësim në BE. Aspiratat evropiane dhe reformat që ato kërkojnë do të sjellin më shumë begati dhe qëndrueshmëri për ju dhe rajonin.

Së treti, do punoj për të nxitur eksportet dhe investimet e SHBA në Shqipëri, që të krijojmë më shumë vende pune dhe mundësi për amerikanët dhe shqiptarët.

Po pres me kënaqësi të takoj qytetarët shqiptarë, të mësoj për trashëgiminë tuaj të pasur kulturore, të vizitoj peizazhet tuaja të mahnitshme dhe të shijoj kulinarin tuaj të shijshme, të përjetoj mikpritjen tuaj të jashtëzakonshme dhe shumë gjëra të tjera.

Ejani të komunikojmë, do dëshiroja të dija mendimet dhe idetë tuaja”, thotë Kim.

Të fundit