Flash News

KRYESORE

"Amerika e para nuk do të thotë Amerika vetëm". Trump fjalim në Davos, inkurajon firmat e huaja të investojnë në SHBA

"Amerika e para nuk do të thotë Amerika vetëm", ky ishte thelbi i fjalimit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, përpara një audience globale në Forumin Ekonomik të Davosit. Trump paraqiti vizionin e tij për tregtinë ndërkombëtare duke inkurajuar firmat e huaja të investojnë në SHBA.

"Amerika është e hapur për biznes dhe ne jemi sërish konkurrues. Bota është dëshmitare për rigjallërimin e një Amerike të fortë dhe të begatshme. Kurrë nuk ka qenë kohë më e mirë për të ndërtuar, investuar dhe rritur Shtetet e Bashkuara. Ne mbështesim tregtinë e lirë, por ajo duhet të jetë e drejtë dhe duhet të jetë reciproke, sepse në fund tregtia e padrejtë na minon të gjithëve”, tha ndër të tjera Trump.

Presidenti tha se për të qenë i suksesshëm "nuk mjafton të investosh vetëm në ekonomi. Ne duhet të investojmë tek populli ynë".

Duke u kthyer në çështjet gjeopolitike, Trump ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë t’u bëjnë thirrje partnerëve të “bllokojnë rrugën e Iranit” drejt zhvillimit të armëve bërthamore.

Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara që të sigurohen se Afganistani nuk do të jetë “më kurrë” strehë për terroristët dhe se lufta kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik nuk ka përfunduar ende.

Duke përmendur ndikimin e Rusisë si eksportues i naftës dhe gazit, Trump ka thëën se askush nuk duhet të jetë i varur vetëm nga një shtet sa i përket energjisë.

Themeluesi i ‘Alibaba’: Në llim, nuk dija asgjë për teknologjinë. Puna ime është të gjej njerëz të zgjuar

Të fundit