KRYESORE

Arjan Çani: Nëse do isha këshilltar i Bashës do i thoja...

Arjan Çani: Nëse do isha këshilltar i Bashës do i thoja...

Gazetari Arian Çani u shpreh se opozita nuk duhet të bëjë protesta, por duhet të forcojë më tepër marrëdhëniet me amerikanët.

Ai tha se shqiptarët kanë dalë në protesta vetëm në vitin 1997 dhe atëherë janë ndikuar nga amerikanët të cilët ishin kundër sistemit të asaj kohe.

“Lul Basha sa të harxhojë energji dhe strategji më mirë të punojë fort me amerikanët. Unë do nëse do i isha këshilltar i Lulzim Bashës do i sugjeroja që të mos i lodhte shqiptarët me protesta po të merrej me amerikanët. Qytetarët nuk dalin këtu për protesta. Shqiptarët vetëm në vitin 1997 dolën në protesta dhe atëherë u frynë nga amerikanët. Ata frynë të gjithë njerëzit në vitin 1997 dhe frynë njerëzit kundër sistemit të asaj kohe. Shqiptareve nuk iu intereson për protesta. Shoqëria civile është e Edi Ramës dhe Erion Veliajt sot”, tha Arian Cani i ftuar në emisionin “Studio e Hapur”.

Të fundit