Ditari i Opozitës

Balliu takime me zyrtarët e Bundestagut dhe KiE, denoncon ndërhyrjen e krimit të organizuar më 11 Maj

Balliu takime me zyrtarët e Bundestagut dhe KiE, denoncon ndërhyrjen e

Deputeti i zgjedhur Klevis Balliu ka zhvilluar disa takime me përfaqësues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe të Bundestagut gjerman.

Gjatë këtyre takimeve, Balliu ka denoncuar përfshirjen e krimit të organizuar në zgjedhjet e 11 Majit,

Në një postim në Facebook,  ku ka ndarë foto nga takimi, Balliu shkruan se ka shprehur angazhimin e Partisë Demokratike për të mbrojtur standardet demokratike dhe për të çmontuar aktin korruptiv.

“Takim me përfaqësues të Bundestagut dhe Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës: Angazhim i përbashkët për demokracinë dhe integrimin europian.

Ishte një kënaqësi e veçantë të takoja anëtarin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, z. Koloman Brenner, si dhe deputetin e Bundestagut gjerman, z. Bern Rützel (SPD).

Gjatë këtij takimi të frytshëm, shkëmbyem mendime mbi rëndësinë thelbësore të forcimit të institucioneve demokratike dhe intensifikimit të përpjekjeve kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar — sfida këto që qëndrojnë në themel të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë. U theksua mbështetja e qëndrueshme e partnerëve tanë ndërkombëtarë për rrugën europiane të vendit, e cila mbetet e kushtëzuar nga angazhimi ynë i palëkundur për të garantuar sundimin e ligjit, transparencën dhe funksionimin e shtetit të së drejtës.

Në këtë kontekst, informova bashkëbiseduesit mbi zhvillimet shqetësuese të fundit në vend, përfshirë procesin zgjedhor të datës 11 maj, i cili u karakterizua nga parregullsi të rënda dhe ndërhyrje flagrante të elementëve të krimit të organizuar në funksion të interesave qeveritare.

Shpreha angazhimin e plotë të Partisë Demokratike për të mbrojtur standardet demokratike, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe për të vijuar pa kompromis denoncimin dhe çmontimin e çdo akti korruptiv apo kriminal që cenon të ardhmen europiane të Shqipërisë”, shkruan Balliu.

Të fundit