
Flash News
HIV në rritje në Kosovë, shënohen 10 raste të reja në pesë muaj
AMP kontrolle në doganën e Kapshticës, gjendet d*ogë e fshehur në një automjet
Fyerje dhe denigrim, Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë dënon sulmin e Ristanit ndaj gazetarit të “Piranjave”
“Land Rover-i” i braktisur prej dy vitesh në Portin e Durrësit, gjenden 3 armë zjarri dhe fishekë, në kërkim 24-vjeçari
Mesazhi i Mavrajt për kuqezinjtë: Kosova, është e jona përgjithmonë. Tani luani futboll
Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur as të shtunën që të konstituojnë përbërjen e re parlamentare, duke shënuar dështimin e 28 me radhë.
Sikur edhe në seancat e kaluara parlamentare, nisur prej 15 prillit, skenari ishte i njëjtë: seanca zgjati pak minuta, dhe vazhdon pas 48 orësh – në këtë rast e radhës do të jetë më 9 qershor.
Mërgim Lushtaku nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë në nisje të seancës se është për keqardhje që qytetarëve dhe nevojave të tyre nuk po u kushtohet vëmendja e duhur, dhe ka vlerësuar se Lëvizja Vetëvendosje (LVV), përmes këtyre lëvizjeve, vetëm synon të zvarritë procesin deri në zgjedhjet lokale, që pritet të mbahen në muajin tetor.
Armend Zemaj prej Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se “është e tepërt çka po ndodh në institucionin e Kuvendit” dhe që Lëvizja Vetëvendosje ose duhet të hapë rrugë, ose duhet të ofrojë mundësi "për t’i dhënë fund ngërçit".
Pas seancës, Albulena Haxhiu prej LVV-së ka thënë pas seancës se është përgjegjësi edhe e partive tjera që të kontribuojnë në konstituim të Kuvendit.
“Urojmë që të kemi reflektim, është e rëndësishme që secili deputet të jetë në krye të detyrës. Sa më parë që ndodh është më e mirë për vendin dhe qytetarët e Kosovës”, ka thënë Haxhiu.
Kjo është hera e 20-të që Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe, nuk propozojnë nga një anëtar për formim të komisionit për votim të fshehtë për kandidaten e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit, meqë Haxhiu nuk ka arritur t’i marrë 61 votat e domosdoshme në votim të hapur.
Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), si fituese të zgjedhjeve, i takon të propozojë kandidatin për kryetar Kuvendi, dhe ajo këmbëngul vazhdimisht që Haxhiu është figura e duhur, ndonëse për partitë tjera ajo është e papranueshme dhe konsiderohet figurë përçarëse.
Çështja e ndërrimit të mënyrës së votimit – nga të hapur në të fshehtë – është dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese nga parti që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë.
Sipas tyre, propozimet e LVV-së nuk janë kushtetuese dhe kanë kërkuar nga Gjykata të vendosë “një masë të përkohshme për ndalimin e mbajtjes së seancave, derisa me prioritet ta trajtojë këtë lëndë dhe të marrë një vendim”.
Deputetët duhet ta zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët për ta konstituuar përfundimisht Kuvendin e ri.
Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet Qeveria e re.
Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë përmendur së fundmi mundësinë që zgjedhjet e reja të parakohshme parlamentare të mbahen njëkohësisht me ato lokale të rregullta, të cilat pritet të shpallen në muajin tetor, si mundësi për zhbllokim të situatës.
Albulena Haxhiu e Lëvizjes Vetëvendosje, e ka prezantuar e para këtë ide në një takim që ka zhvilluar Osmani të mërkurën me figura të subjekteve politike në Kosovë, për të diskutuar datën e zgjedhjeve lokale.
Megjithatë, Abelard Tahiri, nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë të enjten se beson që zgjedhjet duhet të mbahen ndaras.
Sipas tij, nëse duhet të shkohet në zgjedhje të reja parlamentare, kjo duhet të ndodhë më herët, e jo në tetor kur mbahen zgjedhjet e rregullta lokale.
Arben Gashi, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka deklaruar të enjten se “mund të ndodhë që të vijmë në një situatë ku zgjedhjet e reja do të jenë zgjidhje”, edhe pse do të ishte “shumë e komplikuar për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t’i organizojë ato së bashku (me lokalet)”.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përsëritur më 5 qershor se vonesa në konstituim të Kuvendit dëmton kredibilitetin e institucioneve dhe përparimin e vendit drejt agjendës euroatlantike.
Edhe përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it [Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Italisë, Francës dhe Gjermanisë] si dhe Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, janë takuar ditë më parë me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin, duke kërkuar formim të shpejtë të institucioneve, për të siguruar mirëqenien dhe prosperitetin e qytetarëve të Kosovës./ REL
Të fundit


Publikohen formacionet e ndeshja Shqipëri-Serbi, kombëtarja luan me skemën 4-3-3
7 Qershor 2025, 19:29
Ish-zv.ministrja e Ramës: Kush po e mban shishen me benzinë te landfilli i Vlorës?
7 Qershor 2025, 18:58

Rezultatet e11 majit, Paloka: Mazhoranca donte 94 deputetë të ndryshojnë Kushtetutën
7 Qershor 2025, 18:08
HIV në rritje në Kosovë, shënohen 10 raste të reja në pesë muaj
7 Qershor 2025, 17:47
Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, Berisha: Krim monstruoz ndaj qytetarëve
7 Qershor 2025, 17:27
Pak orë para ndeshjes me Serbinë, tifozët e kombëtares ndezin atmosferën në Tiranë
7 Qershor 2025, 16:57
PL: Sistemi i sigurisë ushqimore në vend nuk gjurmon ndotjen e ushqimit
7 Qershor 2025, 16:40
Përfshihet sërish nga zjarri fusha e mbetjeve në Vlorë, kryebashkiaku: I qëllimshëm
7 Qershor 2025, 16:20
20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec, policia zbardh detajet
7 Qershor 2025, 15:47
Turizëm pa trashëgimi: Durrësi hap sezonin me muze të mbyllur
7 Qershor 2025, 15:27
Ky është formacioni i Shqipërisë që pritet të zbresë në fushë sonte ndaj Serbisë
7 Qershor 2025, 15:11
Gjendet një person i pajetë në Tiranë
7 Qershor 2025, 14:54
Kontroll i imtësishëm, rregullat që tifozët duhet të ndjekin në ndeshjen Shqipëri-Serbi
7 Qershor 2025, 14:32
Një valë e të nxehtit do të përfshijë Shqipërinë javën që vjen
7 Qershor 2025, 14:10

Tentoi të largohet nga Shqipëria me 194.000 euro të padeklaruara, procedohet izraeliti
7 Qershor 2025, 13:34


Berisha: Në Bruksel u bë pretenca ndaj Edi Ramës, farsës elektorale dhe mandateve kallp
7 Qershor 2025, 12:33
AMP kontrolle në doganën e Kapshticës, gjendet d*ogë e fshehur në një automjet
7 Qershor 2025, 12:15
Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as pas 28 tentativash
7 Qershor 2025, 11:58


O Shqipëri që s'ke pleqëri!
7 Qershor 2025, 11:05


Mesazhi i Mavrajt për kuqezinjtë: Kosova, është e jona përgjithmonë. Tani luani futboll
7 Qershor 2025, 10:10


Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?
7 Qershor 2025, 09:16
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
7 Qershor 2025, 09:04
“Nxehen” çmimet në bregdet, arrijnë deri në 4 mijë euro/m², stepen blerësit e huaj
7 Qershor 2025, 08:49
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
7 Qershor 2025, 08:31
Parashikimi i motit për të shtunën, ja sa shkojnë temperaturat
7 Qershor 2025, 08:17
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
7 Qershor 2025, 08:01
Metalet e rënda në lumin Drin, shkaktarë të sëmundjeve kanceroze
6 Qershor 2025, 22:54
Gjendet i pajetë 38-vjeçari shqiptar në Itali, dyshohet se u shtyp nga një traktor
6 Qershor 2025, 22:38

Punimet në Spaç, Lubonja: Shkatërrim i kujtesës kolektive dhe historike
6 Qershor 2025, 21:54
Digjen plehrat e Shijakut, kryetari xhiro me Range: Nuk meritoni asnjë përgjigje
6 Qershor 2025, 21:28
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
6 Qershor 2025, 21:12
"Do t'i ofrojmë azil politik Elon-it", zyrtarët rusë tallen me përplasjen Trump-Musk
6 Qershor 2025, 20:41
Ndahet papritur nga jeta diplomati Ilir Shqina, ish-bashkëshorti i Grida Dumës
6 Qershor 2025, 20:21


Plagosja e çiftit në Kavajë, policia gjen armën e zjarrit të fshehur në mur
6 Qershor 2025, 19:05
Flet trajneri serb para ndeshjes me kombëtaren kuq e zi: Shqipëria ka ekip serioz
6 Qershor 2025, 18:32
Mandati i EULEX-it në Kosovë zgjatet deri në vitin 2027
6 Qershor 2025, 17:58
Këto janë 3 shenjat e horoskopit që do të favorizohen në dekadën e ardhshme
6 Qershor 2025, 17:50


Antropologji
6 Qershor 2025, 17:06
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së
6 Qershor 2025, 16:47
Gonxhe injoron shqetësimet për Spaçin dhe mbron vijimin e punimeve
6 Qershor 2025, 16:31
Ofrimi i shërbimeve online, raporti: Institucionet, vonesa në kërkesat e përditësimeve
6 Qershor 2025, 16:24

Ndryshohet sërish kreu i Kadastrës së Vlorës
6 Qershor 2025, 15:58
Me barkun e rrumbullakosur, Dafina Zeqiri shijon pushimet me partnerin e saj
6 Qershor 2025, 15:36

Ushqimet që nuk duhet të mungojnë në tryezën e Kurban Bajramit
6 Qershor 2025, 15:04
Shfrytëzonin vajzat për pr*stitucion në Vlorë, arrestohet 28-vjeçari
6 Qershor 2025, 14:44
Izraeli paralajmëron më shumë sulme në Liban
6 Qershor 2025, 14:26
Gara për kreun e BKH-së, përfundon sot afati për aplikimet
6 Qershor 2025, 14:15
Rrezikoi mbytjen në det, shpëtohet 14-vjeçarja në Vlorë
6 Qershor 2025, 14:04
Sfida me Shqipërinë, ekipi serb mbërrin në Tiranë
6 Qershor 2025, 13:49
Plagosi çiftin e bashkëshortëve në Rrogozhinë, ja kush është autori
6 Qershor 2025, 13:34

Berisha uron Kurban Bajramin: Mbarësi për familjet tuaja dhe kombin tonë
6 Qershor 2025, 13:09
Plagosi me armë fqinjët, vetëdorëzohet në polici autori
6 Qershor 2025, 13:02
Kreu akte të turpshme para një gruaje, arrestohet 44-vjeçari shqiptar në Selanik
6 Qershor 2025, 12:50
Tom Cruise futet në librin e Rekordit Botëror Guinness
6 Qershor 2025, 12:38
Nga lëkura e portokallit te bananet, zbuloni ushqimet që iu ndihmojnë me stresin
6 Qershor 2025, 12:28


Si filloi grindja midis Donald Trump dhe Elon Musk?
6 Qershor 2025, 11:52
Prokuroria dërgon në gjyq 5 shtetas kosovarë për kontrabandë ilaçesh
6 Qershor 2025, 11:33
Plagoset me thikë 21-vjeçari në Sarandë
6 Qershor 2025, 11:24
Qytetarët e Kosovës dynden drejt bregdetit të Shqipërisë, radhë të gjatë nga Morina
6 Qershor 2025, 11:11
Të shtëna me armë në Kavajë, qëllohet drejt një çifti bashkëshortësh
6 Qershor 2025, 11:05
Merz: Bashkëpunim i ngushtë Gjermani-SHBA
6 Qershor 2025, 10:45
Gjendet një plantacion d*oge në Cakran, arrestohet 24-vjeçari
6 Qershor 2025, 10:25
Giani De Biasi tregon formulën se si mund të fitojmë me Serbinë
6 Qershor 2025, 10:08
Hoxha: KQZ ishte një nga arkitektët kryesorë të shkatërrimit të votës së lirë
6 Qershor 2025, 09:52
Këmbimi valutor, 6 qershor 2025
6 Qershor 2025, 09:33

Pas perdes së fushatës: Gratë kandidate u sulmuan me gjuhë seksiste dhe denigruese
6 Qershor 2025, 09:02
Aksident në urën e re të Kukësit, përplasen tre automjete
6 Qershor 2025, 08:43
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
6 Qershor 2025, 08:28
Mot i kthjellët dhe me vranësira të pakta, parashikimi për këtë të premte
6 Qershor 2025, 08:13

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
6 Qershor 2025, 07:46
Në gjyq për abuzim me tendera, deputeti socialist vë në shënjestër ILD-në
5 Qershor 2025, 22:37
Tabaku: E majta në Shqipëri e ka treguar me fakte që është kundër integrimit
5 Qershor 2025, 22:09

Uzbekistani kualifikohet për herë të parë në Kupën e Botës
5 Qershor 2025, 21:14
Indeksi: Shqipëria mes vendeve që shkelin vazhdimisht të drejtat e punëtorëve
5 Qershor 2025, 20:53
Aksident në Burrel, përplasen dy automjete, 6 të lënduar
5 Qershor 2025, 20:31