Flash News

KRYESORE

Arjan Çani për Teatrin Kombëtar: Veliaj, ‘mjeshtër’ i niveleve të larta. Palosi ‘Robert mavrinë’ e shumë të tjerë

Arjan Çani për Teatrin Kombëtar: Veliaj,

Drejtuesi i ‘Zonë e Lirë’, Arjan Çani ka reaguar për debatin që po zhvillohet për të ardhmen e godinës së Teatrit Kombëtar. Çani thotë se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është treguar mjeshtër i niveleve të larta në këtë çështje, pasi ka hedhur në tokë aktorë të mëdhenj si Robert Ndrenika.

Arjan Çani lë të kuptohet se ka dyshime për ushtrim korrupsioni në ndërtimin e kullave shumëkatëshe në tokën publike dhe atë të teatrit, kur thotë se, “një rishpërndarje e plotë dhe modeste për një aferë kaq të madhe mu në zemër të Tiranës, nuk kushton asgjë”.

Gazetari flet gjithashtu për rrugën e lehtë që Veliaj ka tani përpara për t’u bërë kryeministër i Shqipërisë.

“Sonte do të shkoj te teatri të firmos peticionin”, Artan Fuga mbështet aktorët dhe kritikon kolegët: Turp!

Reagimi i Arjan Çanit:

Po po. E pranoj. Erjoni më surprizoi kësaj here edhe mua që mendoja se e njihja aq mirë.

Një ‘mjeshtër’ i niveleve të larta ky Erjoni. Bingo e paparë. I hodhi tuç të gjithë. I palosi. Duke filluar nga Robert mavria e shumë të tjerë që s’kam ndërmend t’i përmend se kush rri i sqaron me rradhë që nuk e kisha me të keq etj etj…

Erjoni tregoi edhe kësaj here se posti i Kryeministrit të ardhshëm, është gjëja më e lehtë që ai mund të arrijë pa asnjë vështirësi. Të gjithë ishim dëshmitarë se si arriti brenda pak ditëve, me forma dhe teknika që merren me mend lehtë, ‘të bindi’ pothuajse të gjithë aktorët dhe regjisorët e TK e më gjerë, se ajo godinë duhet prishur dhe se një e re duhet ndërtuar në vend të saj.

Fiks ditën kur Rama me të vetët votonin ligjin në Parlament, Erjoni i pathyeshëm pozonte me një grup aktorësh të veshur si inxhinierë ndërtimi në kantierin e stadiumit me kullë brenda.

Përfundiminisht Erjoni nuk kapet më. Erjoni po fluturon i sigurt dhe i qetë drejt lartësive të reja. E ardhmja është vetëm e ndritur për Erjonin tonë. I kanë mbetur vetëm disa artistë ‘kokëfortë’ që bërtasin akoma në rrjet, por pa merak. Shumë shpejt i palos dhe ta.

Një rishpërndarje e plotë dhe modeste për një aferë kaq të madhe mu në zemër të Tiranës, nuk kushton asgjë. Hajde tani Erjon. Mos u bëj cingun për pako gjë… Jepi Lal.

P.S: Për ju aktorët ‘kokëfortë’ që ndoshta po më lexoni, kam vetëm një sugjerim: Se mos nuk e merrni! Nuk ju vjen më ky rast!

Firma e Senida Mesit për aferën e Teatrit Kombëtar, kusht për të marrë Bashkinë e Shkodrës?

Projektligji i dyshimtë/ Jo vetëm Rama, edhe Arben Ahmetaj iu shmang firmës për tokën e Teatrit Kombëtar

Të fundit